Bashkimi dhe Penza do të përballen sonte (e enjte) me fillim në orën 19:00 në ndeshjen më vendimtare të edicionit.
Në Prizren zhvillohet finalja e pestë e ‘play-offit’ në EBC Ligën e Femrave, ku kush e fiton këtë përballje do të fitojë titullin e kampionit.
Takimin e parë e fitoi Penza në Prizren 63-84, kurse sfidën e dytë në Pejë e fituan vashat prizrenase 65:70. Në takimin e tretë skuadra prizrenase fitoi sërish 74-63, duke kaluar në epërsi 2-1, ndërsa ndeshjen e katërt e fitoi skuadra pejane 72-8, duke bërë që fituesi dhe kampioni të shpallet të enjten në Prizren.
Në gjysmëfinale Bashkimi mundi Vëllaznimin dy herë, kurse Penza eliminoi Prishtinën në dy ndeshje.
Bashkimi përfundoi garat e rregullta në vendin e parë me 18 fitore dhe dy humbje, ndërsa Penza në vendin e tretë me 17 fitore dhe shtatë humbje.
Në garat e rregullta këto dy skuadra u ndeshen katër herë, ku tri herë fitoi Bashkimi dhe një herë Penza.
Pasluftës Bashkimi e ka fituar gjashtë herë titullin kampion, kurse Penza e ka fituar tri herë.