Në muajin Mars, Halle Berry kishte postuar në llogarinë e saj të Instagram-it një fotografi me duart e hapura dhe me këtë përshkrim: “Kështu dukem unë kur dikush më thotë ‘po vijë te ti dhe me vete kam ushqim”.
Pothuajse menjëherë pas kësaj fotografie, fansat e saj ishin mahnitur nga fakti se aktorja e tyre e preferuar jo vetëm që është adhuruese e ushqimit, por është fanse 50 vjeçare e ushqimit, e cila duket tejet seksi. Vetëm shikojeni mirë dhe do të bindeni! – transmeton Telegrafi.
Por, si ia del kjo aktore të duket kaq e mahnitshme, pavarësisht moshës që ka?
Diagnostikimi me diabet kishte ndryshuar gjithçka për të
Berry ishte diagnostikuar me sëmundjen e diabetit kur kishte qenë 19 vjeçare. Pas disa viteve me “situata të frikshme” dhe mos kuptimit të sëmundjes, Berry kishte mësuar se duhej të bënte disa ndryshime serioze në stilin e jetës së saj, pasi që kjo kishte qenë zgjidhja e vetme për një shëndet më të mirë. Prandaj, aktorja kishte vendosur t’i shmangë ushqimet me sheqer të proceduar dhe bukën nga dieta e saj, ndërsa tani i nënshtrohet një diete të shëndetshme, e cila përfshin ngrënien e shumë perimeve dhe konsumimit të sasive të mëdha të ujit.
“Unë përpiqem t’i ha katër shujta të vogla në ditë, ndërsa më pëlqen të ndjehem e fortë dhe e shëndetshme”, ka rrëfyer berry për Women & Home South Africa.
Pra, plani i saj i ushqimit përqendrohet në ushqime të cilat kanë pak yndyrë, pak sheqer dhe që kanë pak karbohidrate të procesuara. Ushqimet e saja të preferuara janë tuna e përgatitur në skarë, dhe patatet e pjekura me hudhër. Përveç tyre, aktorja ushqehet edhe me perime, pulë, peshk të freskët.
Ajo e shmangë krejtësisht sheqerin (njëjtë edhe fëmijët e saj)
Berry është e njoftuar me problemet të cilat mund t’i shkaktojë sheqeri në sistemin dhe lëkurën e saj, ndërsa i referohet atij si “helm”. Ajo përdor Xylitol si zëvendësues sheqeri për veten dhe për dy fëmijët e saj (vajzën Nahla, 9 vjeçe, dhe djalin Maceo, 3 vjeçar), ndërsa edhe fëmijët e saj i përmbahen një diete të shëndetshme.
Berry pinë shejk me proteina për t’i mbajtur lart nivelet e energjisë
Kur aktorja është e zënë me punë, asaj i duhet diçka për ta mbajtur energjike. Berry nuk është adhuruese e teknikës së preferuar të shumë njerëzve (gjumit), por në vend të kësaj i shton proteina sheikut të saj për t’i mbajtur lart nivelet e energjisë përgjatë ditës, transmeton Telegrafi.
Vazhdimisht kujdeset për ushqimin e saj
Berry mund të themi se është përfaqësuese zyrtare e plakjes së shëndetshme, pasi që i din sfidat të cilat i sjellë plakja.
“Është shumë më vështirë se ç’ka qenë. Aq më shumë që plakem, aq më shumë kujdesem në ushqim”, ka treguar ajo për L.A Times.
Berry bën shumë ushtrime fizike
Në çdo rol të filmave që e shihni dhe në çdo fotografi që ia shkrepin paparacit, ju me siguri mendoni se si ia bën ajo ta mirëmbajë një formë aq të mahnitshme?
“Asnjëherë nuk kam ushtruar me shumë pesha, përveç nëse më duhej për shkak të ndonjë filmi. Unë preferoj të bëjë ushtrime kardio, ndërsa kryesisht bëj ushtrime të cilat e përfshijnë peshën time të trupit, pasi që nuk dua të bëhem shumë muskulore. Pasi që jam e diagnostikuar me diabet, ushtrimet fizike gjithmonë kanë qenë pjesë e pandashme e menaxhimit të sëmundjes sime dhe mënyrë e mirë për t’i mbajtur nivelet e sheqerit nën kontroll”, ka treguar ajo për L.A Times.
Përqendrohet në tonifikimin e muskujve të barkut
Berry ka muskuj të mahnitshëm të barkut, dhe nuk është ndonjë e fshehtë se ajo kryen tri herë në javë ushtrime fizike vetëm për muskuj të barkut me sesione 30-minutëshe. Trajneri i saj tregon se muskujt e saj duken të mahnitshëm, ndërsa e cekë faktin se ajo gjithmonë është energjike. /Telegrafi/