Pas lindjes, një ndër gjërat më të vështira për t’u rikthyer në formën e mëparshme është barku.
Sado të përpiqesh, është shumë herë e vështirë të arrish një bark të sheshtë.
Megjithatë, ka shumë femra që ia dalin të kenë një bark të sheshtë edhe pas lindjes, si këto nëna të famshme shqiptare. Si ia dalin?
Sipas galerisë së Anabel këto janë nënat e famshme shqiptare që edhe pas lindjen kanë ruajtur linjat seksi dhe barkun e sheshtë.
Nora Istrefi
‘Ngadalë, por me rezultate’ ka shkruar Nora Istrefi në këtë selfie të postuat së fundmi në rrjetet sociale. Pasi lindi Renee-në që është 10 muajshe, Nora iu kthye regjimit të saj të përhershëm: stërvitje në palestër, rregullisht. E motivuar edhe nga i shoqi, Roberti, Nora e ruan prej kohësh këtë zakon, madje edhe gjatë shtatzanisë, nuk ka rreshtur së ushtruari! Sa për dietën, ajo është shprehur se mundohet të shmangë ëmbëlsirat, karbohidratet, dhe të konsumojë më tepër proteina, si mishi i pulës.
Ledina Çelo
Këngëtarja i la pa fjalë ndjekësit e saj në Instagram me fotot me rroba banje nga pushimet në Dubai. Pranë saj, 2 femijët Erlisi dhe Periana. Nëse pyesni si ka mundësi që ajo ka ruajtur përherë një fizik kaq të hajthëm: përveç një geni shumë të mirë, Ledina është mjaft e kujdesshme me ushqimin, dhe i kushton kohë joga-s, pas së cilës është e apasionuar.
Soni Malaj
Mamaja e Annës është një besimtare e devotshme e stërvitjes në palestër! Por përveç kësaj, Soni ka edhe një sekret tjetër që e mban në formë: pi deri në 4 litra ujë në ditë! Ajo ka treguar se ha shumë vakte gjatë ditës, që përmbajnë më së shumti proteina: ato ndihmojnë krijimin e muskujve të barkut.
Amarda Toska
Pas lindjes së Noelit në 2013-ën, prezantuesja e ‘Dancing With the Stars’ iu nënshtrua një regjimi të 2-anshëm, me një dietë të ekuilibruar ushqimore dhe palestër, derisa e solli trupin në formë. Edhe më vonë, ajo thotë se tashmë të ushqyerit me orar duke marrë të gjitha vlerat ushqimore që i duhen, pa e tepruar, i është kthyer në zakon.
Xhemi Shehu
Xhemi ka treguar se pas lindjes së djalit të 2-të, Gabrielit, ka mbajtur korse që pjesa e barkut t’i kthehej në masën e mëparshme. Prezantuesja e Portokallisë ka treguar se gjatë kësaj kohe ka hequr dorë nga pijet me gaz dhe ëmbëlsirat.