Telegrafi

Si i sulmon qelizat virusi gripit

Duke iu falënderuar incizimeve me rezolucion të madh të proteinave, ku virusi i gripit mund të shumohet, shkencëtarët kanë përcjellë virusin, i cili kur infekton një qelizë, menjëherë sulmon një tjetër.

Kurse gjatë procesit të përhapjes, i ndihmon enzima polimeraza virale, e cila kopjon materialin gjenetik të këtij virusi.

Ekspertët nga EMBL kanë zbuluar se ky kopjim zhvillohet në pjesën e polimerazës, të quajtur PA, që do të mund të rezultojë në zhvillimin e barnave të reja dhe vaksinave për ta luftuar gripin sezonal, nga i cili brenda një viti vdesin më shumë se njëqindmijë njerëz në mbarë botën. /Telegrafi/