Site icon Telegrafi

Si i humbi Kosova 112 milionë euro investime?!

Konzorciumi M.I.M. Golesh, “Prvomajska d.o.o” – Kroaci dhe “NLB Inter Finanz” me një kontratë të përbashkët kishin hartuar planin për investimin e 112 milionë eurove në minierën e Goleshit në Kosovë. Ky plan u finalizua me nënshkrimin e kontratës në mes kompanive pjesëmarrëse në konzorcium në prani të dy ambasadorëve të shteteve respektive – atij kroat dhe slloven. Kjo kontratë u bë lajm nëpër mediat rajonale duke u cilësuar si investimi më i madh kroat dhe slloven në fushën e minierave në Kosovë.

Megjithatë kjo kontratë mbeti pa u zbatuar pas vendimeve të AKP-së për tërheqjen e aksioneve të privatizuesit të M.I.M. Golesh.
“Si i kërkoi AKP-ja punësimin e 14400 punëtorëve nga 355 sa ishin të obliguar për punësim sipas kontratës të Spin – off’it special?. Pse këtë argument Dhoma e Veçantë e Gjykatës së Apelit e mori si fakt të kryer duke nxjerrë aktvendimin final për tërheqje të aksioneve?
Si ndodhi që raporti i AKP-së i dërguar për raportim në Kuvendin e Kosovës në vitin 2012-të dhe 2013-të të ishte me një vlerë të investimeve prej 13 milionë eurove, ndërkaq e njëjta Agjenci në vitin 2014 raporton në Kuvendin e Kosovës për vetëm treqind mijë euro të investuara?”

“Ai ishte kontrata ndërmjet M.I.M. Golesh-it dhe Bechtel-Enka që shkonte në vlerë 40 milionë eurove, arsyeja e tërheqjes së aksioneve apo mospërmbushja e obligimeve të kontratësme AKP-në? Protagonistët e kësaj ngjarjeje në një rrëfim më të zgjeruar mund t’i ndiqni sonte në një përballje të argumenteve në emisionin “Subvencion” nga ora 22:00 në televizionin publik të Kosovës”. /Telegrafi/

Exit mobile version