Telegrafi

Si gjyshi, si baba…

Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregor Rama, ka hapur ekspozitën e tij të parë personale, “Fidem”.

Djali i një piktori dhe nipi i një skulptori thotë se dëshiron që ata që shohin ekspozitën e tij ta shohin jo të ndikuar nga emri dhe mbiemri im.

Por, në ekspozitën e tij nuk ka qenë babai i tij, Edi.

“Ftesa e parë që kam çuar ka qenë babit. Ishte një ftesë në ‘WhatsApp’. Nuk e çova me zarf sepse e kisha me padurim. Ai nuk erdhi se kishte një angazhim politik, por siç e thamë dhe më sipër unë besoj se ai do vije”, thotë Gregu, teksa shton se nuk është konsultuar me babanë për këtë ekspozitë”.

Nuk u konsultova sepse kisha një dëshirë për t’ia bërë surprizë. Jo vetëm atij, por kujtdo, dhe duke thënë që besimi nuk më mungon e mora përsipër këtë risk dhe nuk u konsultova me asnjë njeri”.

Gregu nuk merret me politikë, por thotë se motivohet edhe nga politika.

“Frymëzohem krejtësisht nga peripecitë e të përditshmes dhe sigurisht gjërat janë relative”, thotë ai, teksa shton se po punon që Edi Rama të quhet “babai i Gregut”! /Vision Plus/Telegrafi/