Ish- sulmuesi i Ligës Premier, Peter Crouch ka hedhur dritë mbi mënyrën se si funksionojnë bonuset e Ligës së Kampionëve për lojtarët.
Ndërsa UEFA detajon publikisht çmimet që marrin klubet – 3,3 miliardë euro do të shpërndahen në 2024/25 – bonuset e lojtarëve janë më pak të njohura.
Crouch shpjegoi se bonuset e Ligës së Kampionëve kanë një ndikim të rëndësishëm, veçanërisht për anëtarët e rinj të skuadrës me paga më të ulëta.
Ai tha: “Kur isha në Liverpool, mbaj mend Jay Spearing, Darren Potter, Neil Mellor, Stephen Warnock. Kur ata arritën në skuadrën e parë… buzëqeshja në fytyrat e tyre!”.
“Këta janë djem të rinj që nuk janë shumë. Nëse shihni disa nga reagimet e lojtarëve në bankinë kur skuadra ka fituar në Ligën e Kampionëve, disa nga festimet janë sikur e kanë fituar atë”.
“Pothuajse dyfishohet çdo herë. Nëse fitoni një lojë në fazat e grupeve, do të jetë X – si dyfishi X! Më pas kaloni në çerekfinale: dyfish e pagës, gjysmëfinale: dyfish, finale: dyfish”, potencoi më tej Crouch.
Kjo shpjegon pse edhe lojtarët zëvendësues festojnë me kaq pasion kur skuadra e tyre fiton në kompeticionin më të madh evropian të klubeve. /Telegrafi/