Telegrafi

Si fitorja madhe e Newcastle kundër Tottenham i sjell Chelsea një bonus të madh financiar

Newcastle mposhti Tottenhamin me rezultat 4-0 më herët gjatë ditës, gjë që i lumturoi tifozët e Chelseat, jo vetëm për rezultatin, por edhe për mbushjen e arkës. 

Meqenëse Newcastle mposht Tottenhamin, kjo do të thotë matematikisht se “Laraskat” nuk mund të përfundojnë më poshtë se pozita e 14-ta në Ligën Premier këtë sezon.

Përfundimi mbi vendin e 15-të për Newcastle do të thotë se kushti për ta bërë të përhershëm huazimin e Lewis Hall nga Chelsea është përmbushur.

Sipas Ben Jacobs , Chelsea do të marrë 28 milionë funte (32.6 milionë euro) për transferimin e përhershëm të Hall këtë verë.

Hall është një tifoz i Newcastle, edhe pse ai ishte rritur te Chelsea përpara se të dërgohej në huazim me një opsion blerjeje të detyrueshme me këtë kusht.

19-vjeçari luajti 12 ndeshje për Chelsean përpara se të shkonte në “St James’ Park”.

Këtë sezon, Hall është paraqitur 16 herë për Newcastle duke shënuar një gol kundër Man United. /Telegrafi/