Site icon Telegrafi

Si fëmijë ishin takuar në spital pasi vuanin nga një sëmundje e rrallë, 20 vite më pas çifti kurorëzuan dashurinë e tyre – sot janë prindër (Foto)  

Çifti që ishin takuar për herë të parë në spital pasi ishin shtrirë për shkak se vuanin që të dy nga një sëmundje e rrallë, kishin shkëmbyer puthjen e parë me lodra në duar – kurse 20 vite më pas ata ndërruan unazat.

Emily,28-vjeçe dhe Cameron Kohlman, 27, vuanin nga një sëmundje e rrallë e njohur si ” bladder exstrophy”, dhe ishin vetëm 4-vjeçar kur mjekët vendosën t’i fusin në sallat e operacionit për ndërhyrje kirurgjikale – dhe rastisi që ndërhyrjet e tyre të kryhen në spitalin e njëjtë, transmeton Telegrafi.

Por, derisa po shëroheshin në spital lindi dashuria mes tyre, e nëntë vite më pas Emily arriti të takohet me djaloshin që për herë të parë e kishte takuar në spital dhe në të cilin u dashurua marrëzisht.

Në nëntor të vitit 2012, Cameron shitës i veturave, i propozoi partneres dhe tre vite më vonë edhe u martuan. Ata sot janë prindër të një vajze 2-vjeçare të cilën e kanë pagëzuar Everleigh. /Telegrafi/

Exit mobile version