Site icon Telegrafi

Si erdhi deri te dorëheqja e Terzic, ai kishte prishur marrëdhëniet me futbollistin legjendar të BVB

Edin Terzic nuk është më një trajner i Borussia Dortmundit, pasi ai ka dhënë dorëheqje.

Kontrata e trajnerit gjerman me verdhezinjtë ishte deri në verën e vitit 2025, por ai kishte prishur marrëdhëniet me mbrojtësin legjendar të BVB, Mats Hummels.

Pas përplasjes me legjendën e klubit Mats Hummels, i cili vendosi një ultimatum për qëndrimin e tij në klub, specialisti gjerman me origjinë nga Bosnje dhe Hercegovia vendosi të tërhiqej vetë.

Lexo po ashtu Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Borussia pas skadimit të kontratës, por ka kërkuar qartë shkarkimin e Edin Terzicit, me të cilin prej disa kohësh nuk ka marrëdhënie të mira.

Madje mbrojtësi gjerman publikisht kishte dalë për ta kritikuar Terzicin për stilin e tij të lojës.

41-vjeçari ka ofruar dorëheqjen e tij dhe ajo është pranuar nga klubi, derisa tani Mats Hummels pritet të vazhdoj kontratën edhe për dy vite të tjera me verdhezinjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version