Telegrafi

Si e vogël u shpall vajza me e bukur në botë, Thylane Blondeau sot është milionere

(Foto: Instagram/thylaneblondeau)

Kur ishte vetëm gjashtëvjeçare, Thylane Blondeau nga Franca u shpall vajza më e bukur në botë. Vajza me sy të kaltër të mrekullueshëm u bë ylli i industrisë së modës. Sot ajo është 20 vjeçare dhe punon si modele.

Së fundmi kanë qëndruar për pushime në Saint Tropez, me të dashurin e saj të ri, Ben Atel. Lëkura e saj e nxirë, me bikini, tërhoqi vëmendjen te pushuesit.

Thylane tërhoqi vëmendjen e publikut që nga fëmijëria, sepse si vajza e futbollistit francez Patrick Blondeau dhe prezantueses Veronika Loubry, ajo ishte e ekspozuar ndaj të njëjtit publik.

Për shkak të bukurisë së pazakontë, në moshën katërvjeçare, prindërit e saj morën ofertë që ajo të shfaqej në spektaklin e modës së Jean Paul Gauthier.

Në moshën gjashtëvjeçare, me të vërtetë u shpall vajza më e bukur në botë, por karriera e saj e modelimit nuk kaloi pa polemika.

(Foto: Instagram/thylaneblondeau)

Kur ishte dhjetëvjeçare, pozoi për versionin francez të revistës Vogue dhe për qëllimet e xhirimeve, veshi rroba për të rritur dhe grim të fortë, kështu që fotografitë nxitën kritika të mëdha nga publiku. Sigurisht, prindërit e saj ishin ata që u goditën, sepse lejuan diçka të tillë.

Sot, ajo është e angazhuar në modelim, bashkëpunon me markat kryesore të modës, ndërsa pasuria e saj vlerësohen në katër milion dollarë.

(Foto: Instagram/thylaneblondeau)

Në Instagram ndiqet nga më shumë se 4.2 milionë njerëz dhe nganjëherë ndan fotografi nga fëmijëria. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/thylaneblondeau)