Site icon Telegrafi

Si e tregojnë macet dashurinë: Çfarë do të thotë kur ato vezullojnë sytë dhe çfarë tregon bishti?

Ne shpesh zgjedhim macet si kafshë shtëpiake

Hulumtimet kanë treguar se macet mund të jenë të dobishme për shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

Ato janë të shkëlqyera për lehtësimin e stresit dhe ndihmojnë në zvogëlimin e ankthit.

Ato dinë të sillen të ftohtë dhe të painteresuara, por kanë mënyrat e tyre për të treguar besnikëri dhe dashuri ndaj personit që kujdeset për të, shkruan The List, përcjell Telegrafi.

Kështu thonë macet që ju duan

Ka disa mënyra në të cilat macet tregojnë dashuri. Kur hyni për herë të parë në dhomë, macja juaj mund të fillojë të rrokulliset në dysheme.

Kjo është një përshëndetje që do të thotë se ato janë të ngazëllyera që ju shohin… Ato gjithashtu mund të vijnë te ju dhe t’ju godasin me kokë. Ndërsa kjo mund të duket si një kërcënim, në fakt do të thotë që ato ju duan dhe përpiqen t’ju nuhasin.

Bishti i një mace është një tregues tjetër i lehtë se si ndihen. Nëse vëreni se bishti i tyre është i lakuar ose i mbështjellë rreth jush, konsiderohet një shenjë e mirë.

Sytë e tyre gjithashtu mund të thonë shumë. Kur vezullojnë ngadalë sytë, është një shenjë se ato ndihen të mirë dhe rehat në shoqërinë tuaj.

Pasi të keni kuptuar të gjitha shenjat, mund të krijoni një lidhje edhe më të fortë me ‘kanakarin’ tuaj.

/Telegrafi/

Exit mobile version