Pas largimit të Benjamin Pavardit, Bayern Munich kishte nevojë urgjente për një mbrojtës të djathtë, ndërsa lëndimet dhe Kupat e Afrikës dhe Azisë përshpejtuan lëvizjen në këtë afat kalimtar dimërore.
I zgjedhuri ka qenë Sacha Boey. Mbrojtësi i ri francez vjen nga Galatasaray për një tarifë prej rreth 30 milionë euro, ndërsa ka nënshkruar deri më 30 qershor 2028.
Boey, 23 vjeç, ka qenë një lojtar kyç në rritjen e Galatës këto sezone. Ai mbërriti për vetëm 1 milion euro nga Stade Rennais në vitin 2021 dhe e ka shumëfishuar vlerën e tij me një ritëm marramendës.
Bayern Munich është përballur me Galatasarayn në fazën e grupeve të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.
Ai është bërë transferimi më i madh i Bayern Munich ndonjëherë në afatin kalimtar dimëror duke kaluar emra si Luiz Gustavo dhe Alphonso Davies.
Sacha Boey is the most expensive January transfer in Bayern history [@Transfermarkt] pic.twitter.com/quAWC6iry8
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) January 28, 2024
Francezi, siç bëjnë me dije mediat gjermane dhe turke, ka bërë presion që marrëveshja të mbyllet sa më shpejt. Këtë sezon, i treti në Turqi, ai kishte shënuar dy gola në 31 ndeshje.
Bayern Munich ishte mirë në mbrojtje pasi ka emra si Min-Jae Kim që gjendet në Kupën e Azisë, Noussair Mazraoui në Kupën e Afrikës… por ka edhe shumë lëndime.
De Ligt është kthyer së fundmi, ndërsa Dayot Upamecano, Bouna Sarr, Tarek Buchmann dhe Joshua Kimmich janë jashtë shkaku i dëmtimeve.
Në Gjermani, për më tepër, tashmë përflitet se ardhja e Boey do të bëjë që Mazraoui të largohet në verë. /Telegrafi/