Site icon Telegrafi

Si e shohin të rinjtë Prishtinën? (Video)

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina konsiderohet si një nga qytetet më të populluara dhe vazhdon të jetë qyteti më i frekuentuar nga qytetarët e Kosovës, por edhe më i preferuari për të rinjtë.

Për rubrikën e përjavshme “VOX” të Radio Evropa e Lirë, disa nga të rinjtë e përshkruajnë Prishtinën në mënyra të ndryshme.

Studentja Blerat Kamberi, thotë se Prishtina ka mundësi të shumta, por që rrugët janë të papastërta.

“Ajo që më pëlqen në Prishtinë është se ka mundësi të shumta për qytetarë. Ndërsa, ajo që nuk më pëlqen në Prishtinë pasi aktualisht është moti me borë dhe rrugët e pa pastërta”, thotë Kamberi.

Bestar Krasniqi, student, thotë se ka përmirësime në transportin publik, por tregon se ka probleme në komunikacion.

“Ka përmirësime në qytet, për sa i përket transportit publik, kjo puna e autobusëve është një shenjë e mirë se po ndryshon dhe kjo është diçka e re në Prishtinë. Nuk është diçka që ndikon aq shumë në jetën e qytetarëve, sidomos të studentëve. Nëse del me veturë ka probleme me komunikacion, pra është një problem i të gjithë qytetarëve”, thotë studenti, Krasniqi.

Ndërsa, studentja Shqiponjë Ejupi, thotë se jeta e natës në Prishtinë është e mirë dhe se nuk paraqet rrezik.

“Për jetën e natës është shumë perfektë, sidomos shoqëria apo gjithçka. Pra, jeta e natës është shumë e mirë dhe nuk mundem të them që është diçka në rrezik dhe në përgjithësi shumë mirë bëhet”, thotë Ejupi.

Të rinjtë ankohen për mungesë të aktiviteteve kulturore, sportive dhe rekreative.

Prishtina ballafaqohet edhe me mungesë të parkingjeve për vetura, mungesë të gjelbërimit, por edhe mungesë të ndriçimit publik. /REL /Telegrafi/

Exit mobile version