Site icon Telegrafi

Si e shohin meshkujt dhe femrat një trup të përsosur?

Studimi më i fundit i kryer nga revista “Men’s Health” dhe “Woman’s Health”, tregoi se meshkujt dhe femrat në mënyrë krejtësisht të ndryshme e shohin një femër të përsosur, por edhe trupin e një mashkulli.

Në këtë studim kanë marrë pjesë mijëra femra dhe meshkuj dhe janë përgjigjur në pyetjen se çfarë është për ta një trup seksi.

Përderisa femrat u përgjigjen se trupi i aktores Cameron Diaz është më vital dhe i “shtrënguar”, meshkujt kanë thënë se modelja Kate Upton është shembull i vërtetë i një trupi të përsosur femëror.

Kur është fjala për trupin e përsosur të një mashkulli, meshkujt kanë thënë se me trup të përsosur mund të jetë i famshmi Wolverine, aktori Hugh Jackman, ndërsa më shumë se gjysma e femrave thanë se idoli i tyre është burri i Eva Mendesit, aktori Ryan Gosling, transmeton Koha.net.

Ky studim përfshiu edhe disa kërkime tjera dhe më shumë se gjysma e meshkujve dhe femrave kanë pranuar se për ta tatuazhet janë shumë seksi dhe tërheqëse. /Telegrafi/
 

Exit mobile version