Në një rrëfim në emisionin EliteZone të Tribuna Channel, Shpat Kasapi ka treguar se e kishte rrahur ish-të dashurën e tij, e cila e kishte tradhtuar.
Prezantuesja Elita Rudi e vuri në pah faktin se ish-e dashura e kishte paraqitur rastin në polici, ndërsa këngëtari nga Maqedonia tregoi se si ai do të reagonte çdo mashkull që do ta kapte femrën e tij duke bërë gjëra të tilla.
Ai ka thënë se fillimisht kishte vendosur që të shtirej kinse nuk di gjë, porse kur e ka parë për dore me një mashkull tjetër e ka sulmuar fizikisht.