Disa javë më parë, në një intervistë dhënë për Prive, këngëtarja Shyhrete Behluli foli për relacionin me nusen e djalit të saj.
Ajo marrëdhënien e përshkruar si shumë të mirë, ndryshe prej portretizimeve që i bëhen marrëdhënieve nuse-vjehërr në shoqërinë tonë e jo vetëm.
E duket se fjalët e Shyhretës në intervistë, pa asnjë dilemë përkojnë me realitetin, transmeton prive. Kjo gjë vërehet në rrjete sociale ku postimet nga Learta ku shihet me vjehrrën nuk janë të pakta.
Në imazhin e fundit të shpërndarë në profilin e saj, Leatra, këngëtaren e madhe e konsideron si ‘mami’.
Të shumtë në numër kanë qenë fansat që kanë deklaruar se dyshja duken si nënë e bijë.