Haradinaj tha se gjatë kohës sa ka qëndruar në burg, e ka parë krejt rastësisht kasapin e Ballkanit, Ratko Mladiqin.
“Një herë është hapur dera pahiri, e kam parë Mladiqin. Kanë vrapuar rojet derisa u mbyll lifti. E shihesha coftinë. I binin pantallonat kah shëtit, rrugës”, tha Haradinaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Ai foli edhe për një mundësi që ia kanë dhënë në Hagë atij, Hysni Gucatit dhe Salih Mustafës.
“Unë, Hysi dhe Cali kur jam kanë, na kanë lutur se nëse pranojmë të shëtisim me ta dhe të shkojmë në sallën e sportit me ta, për arsye se nëse shëtitja është një orë të bëhet dy orë. Ne nuk kemi pranuar”.
“Na kanë lutur vetëm për pjesën e shëtitjes dhe ushtrimeve. Ata e kanë policinë me uniformë krejt tjetër, janë repart krejt tjetër. Ne e kemi policinë me uniformë krejt tjetër, por nuk kemi pranuar. Kur kanë ardhur këta, iu kemi treguar se nuk kemi pranuar dhe kanë thënë se keni bërë mirë që s’keni pranuar”, tha ai.