Site icon Telegrafi

Si e mbajti fjalën Florian Marku në atë çfarë i tha Dylan Moranit para duelit – vendimtare për nokautin 54 sekondësh

Florian Marku e fitoi duelin ndaj Dylan Moran për vetëm 54 sekonda, pasi gjyqtari e ndërpreu atë.

Irlandezi nuk arriti të qëndronte në këmbët e tij dhe gjyqtari hyri në mes të dy boksierëve për të sinjalizuar fundin e përballjes.

Por, kjo ashpërsi e Markut e pati një arsye para luftës, pas Moran i kishte dhënë një shtyrje të fuqishme boksierit tonë.

Lexo po ashtu Florian Marku shkatërron kundërshtarin - fiton duelin pas vetëm 54 sekondash

Shqiptari 30-vjeçar i kishte thënë irlandezit pas konferencës se do ta linte pa ndjenja dhe askush nuk do mund ta ndihmonte.

“Hej të gjithë ju nga Irlanda që po bëni kështu, nesër (sot) mbrëma djali juaj do të jetë pa ndjenja dhe askush nuk mund ta ndihmojë. O zot jam shumë i lumtur që u ktheva”, kishte thënë fillimisht Marku.

Lexo po ashtu E mposhti kundërshtarin për 54 sekonda - Florian Marku thotë fjalë të mëdha pas duelit

“Djali juaj do të nokautohet nga shoku juaj. Kur ishim përballë njëri-tjetrit, po dridhej. Shpresoj nesër mbrëma, do t’ia dalë mbanë, dhe të gjithë do ta shihni”.

Dhe Marku e mbajti fjalën e tij, duke i dhënë fund duelit pas vetëm 54 sekondash me një breshëri grushtesh. /Telegrafi/

Exit mobile version