Site icon Telegrafi

Si e kaloi Italia katastrofën shëndetësore të COVID-19?

Autoritetet shëndetësore italiane kanë raportuar të dhëna shpresëdhënëse sa i përket gjendjes me pandeminë.

Sipas tyre, tashmë numri i rasteve ditore të infektuar me coronavirus kap shifrat e 30 persona në 100 mijë banorë.

Kjo ka bërë që në dy javët e fundit, Italia të jetë shteti me më së paku raste në Evropë, raporton BBC.

Shpjegimi më i mundshëm është një kombinim i faktorëve, duke përfshirë një test efikas dhe sistemin e gjurmimit dhe një bllokim më i gjatë.

Theksojmë Britania e Madhe, Spanja, Gjermania dhe Franca kohët e fundit kanë raportuar për rritje të numrave të të infektuarve me virus

Ndryshe, Italia deri më tani ka raportuar mbi 315 mijë persona të infektuar me COVID-19 gjersa kanë vdekur 35894 njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version