Telegrafi

Si duket paga e një futbollistit të nivelit elitar – Gerard Pique e ka publikuar pasqyrën financiare

Gerard Pique dikur publikoi fletëpagesën e tij në mediat sociale si përgjigje ndaj pretendimeve rreth pagës së tij në Barcelonë.

Në janar të vitit 2020, Pique ishte një nga tre lojtarët e ekipit të parë të Barcelonës, të cilëve supozohej se pagat e tyre ‘rrjedheshin’ nga programi spanjoll TV3 Onze.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Manchester United, tashmë i pensionuar, Pique mohoi pretendimin se ai kishte fituar shuma të mëdha gjatë kohës së tij te Barça.

Lexo po ashtu Pique i rikthehet futbollit, por tani si trajner

Por jo vetëm që e bëri këtë, ai gjithashtu ndau pasqyrën e tij financiare në X (Twitter), e cila zbuloi gjysmën e pagës së tij vjetore – 2.3 milionë euro.

Fletëpagesa tregon se ai fitoi 4.3 milionë euro (rreth 80,000 euro në javë) për vitin 2021.

Gazetari spanjoll Lluis Canut, i cili punonte për stacionin televiziv spanjoll, kishte pohuar se në fakt po fitonte 13.6 milionë euro për vetëm një sezon.

Lexo po ashtu Gerard Pique duket se ka mashtruar tifozët për rikthimin e tij në futboll

Nën pamjen e pasqyrës së tij bankare, Pique shkroi: “Personazhe si ky ngarkojnë televizionin publik për të mbrojtur miqtë e tyre. Këtu është 50 për qind e listës sime të pagave të mbledhura më 30 dhjetor. Kini pak respekt për veten”.

Ai më pas u bë president dhe pronar i Kings League, një ligë futbolli të mbyllura që mbahet në Barcelonë. /Telegrafi/