Site icon Telegrafi

Si duket pa paruke Era Istrefi (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi ka treguar për të gjithë se si është pamja e saj kur nuk mban paruket me të cilat shfaqet shpesh.

Jemi mësuar ta shohim me flokë bjonde të gjata, por në fakt ylli i hitit ‘Redrum’ na tregoi në 2015 se si ishin flokët e saj të vërtetë.

Që prej asaj kohe, në mbrëmjen e kaluar publikoi disa video në rrjetin social Snapchat, ajo ka treguar se nuk ka hequr dorë nga ngjyra e verdhë, ndërsa gjatësia e flokëve i është rritur.

Këngëtarja 22-vjeçar duket se po kalon mirë nën shoqërinë e disa mikeshave nga Shqipëria si Lori Hoxha dhe Anxhelina Hadërgjonaj duke festuar në një klub në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

 

Exit mobile version