Site icon Telegrafi

Si duket një stërvitje në sytë e Zlatan Ibrahimovic – suedezi mbante një kamerë në trup për të xhiruar gjithçka

Futbollisti fenomenal 41-vjeçar Zlatan Ibrahimovic është sërish anëtar i kombëtares suedeze dhe në profilin e tij në Instagram ka publikuar një klip të shkurtër ku tregon se si duken stërvitjet nga këndvështrimi i tij.

Ibrahimovic kishte veshur një kamerë teksa stërvitej me shokët e skuadrës dhe kur filloi xhirimet, ai tha se “ndjeu presionin”.

Pavarësisht kësaj, ai tregoi cilësi dhe inkurajoi bashkëlojtarët e tij.

“Nuk do të ecësh kurrë me këpucët e mia sepse nuk kam në plan t’i heq. Kjo është më e afërta që mund të arrish”, ka shkruar Ibrahimovic në përshkrimin e videos.

Suedia sonte luan ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian ndaj Azerbajxhanit në kuadër të xhiros së dytë të Grupit F, ndërsa në xhiron e parë u mposht nga Belgjika. /Telegrafi/

Exit mobile version