Telegrafi

Si duket një shfrytëzues mesatar i Androidit?

Nëse do të ndërlidheshin karakteristikat më të përfaqësuara, shfrytëzuesi mesatar i Androidit ka flokë të zeza me gjatësi mesatare, mban bluzë, përdor Androidin për lojëra dhe është i martuar, shkruan Mashable.

Qarkullimi mesatar që ai bën është 528 MB, e kryesisht, përveç bluzës, ai vesh farmerka dhe atlete.

37 për qind e shfrytëzuesve të Androidit kanë syze, e 30 për qind kanë fytyrë jo të pastës. Orë në dorë kanë 45 për qind e shfrytëzuesve të Androidit, e 13 për qind e tyre kanë mbi 50 aplikacione në gadget-in e tyre.

Vetëm 5 për qind e shfrytëzuesve të Androidit kanë flokë kaçurrela, 9 për qind janë biond, e 3 për qind kanë flokë të kuqe.
Infografikën e plotë të Bluestacks në të cilin mund të shikoni më në detaje shfrytëzuesin mesatar të Androidit mund ta shikoni këtu. /Telegrafi/