Site icon Telegrafi

Si duket manekinia më e njohur ‘plus-size’ pa Photoshop (Foto)

Ashley Graham i ka treguar format e saja trupore me kostum banje teksa ka pozuar para fotografëve.

28-vjeçarja me linja të bujshme u bë e njohur pasi u shfaq në ballinën e revistës së famshme, Sports Illustrated.

Prej atëherë, interesimi për të është shtuar dhe ajo është modelja më njohur ‘plus-size’.

Njëherësh, ajo është manekinia e parë me linja të plota që është paraqitur në ballinën e revistës Maxim.

Mirëpo, përkundër lëvdatave që merr për vetëbesimin që ka për fizikun e saj, Ashley vazhdimisht përdor ‘photoshop’ dhe për këtë jo rrallëherë është në qendër të kritikave. /Telegrafi/

Exit mobile version