Site icon Telegrafi

Si duket karantina e të famshmëve? Këto janë disa prej shtëpive të tyre luksoze

Që në momentin që Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi zyrtarisht pandeminë, të gjithë, absolutisht të gjithë u detyruan të qëndrojnë në shtëpi, patjetër edhe të famshmit edhe të pasurit nuk do të bënin përjashtim!

Disa në shtëpi modeste me divane të rehatshme dhe punë nga shtëpia përpara kompjuterit, e disa të tjerë në vila luksoze që mund të quhen lehtësisht shtëpi ëndrrash…

E kemi fjalën për të famshmit, yjet që ndjekim me adhurim dhe sigurisht të preferuarit tanë, por ku janë izoluar VIP-at? Ku po e kalojnë ata “distancimin social”?

Mes stilit industrial dhe atij elegant, kinemave të brendshme, fushave të basketbollit, dekoreve të nivelit të lartë, si duket karantina e të famshëmve?

Kim Kardashian dhe Kanye West

Me një stil minimal të mbizotëruar nga ngjyrat neutrale, me dy kuzhina moderne, Kim dhe Kanye kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre për Vogue. Shtëpia e familjes së përbërë nga çifti dhe tre fëmijët, ka një vlerë prej 60 milionë dollarësh dhe ndodhet në Los Angeles.

Kris Jenner

Kris Jenner ka një karantinë aspak modeste. E ndoodhur në Hidden Hills, vila e saj përbëhet nga dekore me dizajn unik të cilat nuk mund t’i gjejë kushdo duke filluar me karrigen e dizajnuar nga Pierre Jeanneret me ngjyra pop dhe të frymëzuar nga arti bashkëkohor.

Dakota Johnson

Vila Hollywood-iane e Dakota Johnson është shembulli perfekt i stilit “shabby chic” i miksuar me detaje etnike, dru dhe copa të veçanta. Muret në stilin industrial, dritaret e mëdha dhe të gjitha dekoret e vendosura në shtëpi duket se janë përshtatur fiks me stilin që vetë Dakota përfaqëson.

Lady Gaga

Lady Gaga është një tjetër e famshme që ka hapur dyert e shtëpisë për Vogue, me një stil mesdhetar dhe mure të dekoruara me lule, që e çojnë atë më afër origjinës së saj italiane e romantike.

Michael Kors

Dizajneri ikonë Michael Kors i ka tejkaluar pritshmëritë e fansave të tij me vilën e tij të mrekullueshme në Greenwich, New York. Shtëpia është e gjitha e personalizuar dhe ka një pamje fantastike nga World Trade Center dhe lumi Hudson.

Tommy Hilfiger

“Shtëpia nuk është hotel” shprehet Tommy Hilfiger,i cili bashkë me bashkëshorten e tij jeton në një “penthouse” në Plaza Hotel pranë Parkut Qëndror.

Nicole Scherzinger

Shtëpia e yllit të Pussycat Dolls është një oaz perfekt paqeje. E ndodhur në kodrat e Los Angeles, shtëpia reflekton në çdo cep të saj stilin elegant dhe të rafinuar të këngëtares.

Exit mobile version