Telegrafi

Si duket brendësia e modelit të ri Chevrolet Cruze (Foto)

Kompania Chevrolet ka publikuar fotografitë e pjesës së brendshme të modelit Cruze, i cili është prezantuar së fundmi në panairin Auto China.

Brendësia e kësaj veture duket shumë më luksoze në krahasim me modelin e mëparshëm, ndërsa është punuar nga materiali me kualitet të lartë.

Në dizajnimin e brendshëm të kësaj veture, rëndësi të madhe iu janë kushtuar detajeve.

Përmes fotografive kuptohet se bëhet fjalë për një automjet me pajisje kulmore, ndërsa ulëset janë me lëkurë ngjyrë kafe që në kontrast me të zezën japin pamje të bukur. /Telegrafi/