Telegrafi

Si dukeshin anëtarët e “Elita 5” në vitet e nëntëdhjeta (Foto/Video)

Nuk ka dyshim se “Elita 5” është ndër grupet më të njohura shqiptare që i ka bërë ballë kohës.

Rok-bendi nga Tetova që është i njohur për hite të shumta, është themeluar në vitin 1987.

Një nga performancat më të fundit të “Elita 5”, në HardhFest.

Albumi i tyre i parë që mban emrin e grupit daton nga viti 1990, ndërsa pjesë e atij albumi është kënga “Mirë e di”, e cila ka të xhiruar edhe një video.

Aty mund të shihni dukjen e anëtarëve të grupit në atë kohë dhe të bëni krahasimin për të vërejtur se sa i kanë ndryshuar vitet. /Telegrafi/