Telegrafi

Si dukej Tuna para 13 vjetësh (Video)

Karrierën muzikore e kishte nisur në moshën e adoleshencës.

Duke sjellë këngë ritmike, ajo kishte krijuar imazhin skenik të një “vajze të lazdruar”.

Por, cilat ishin fjalët e para trembëdhjetë vjetësh të biondes shqiptare, këngët e së cilës konsideroheshin kontraverse për shoqërinë shqiptare?

Këngëtarja që theu rekorde më këngën “Fenix”, tashmë radhitet si këngëtarët më in të estradës, raporton KTV

Këtë vit ajo zuri hapësirë të veçantë në artikujt e mediumeve vendase për ndarjen nga i dashuri i saj Cozman.

Dy albume të edituara, mbi pesëmbëdhjetë çmime të fituara dhe për më shumë se një dekadë në skenë, është kjo këngëtarja Tuna, e njohur ndryshe për disa histori dashurie, të cilat i kishte bërë publike.

Kënga më e re e saj e lansuar në prill të këtij viti është shumë larg këngëve, për sa u përket klikimve, të cilat i solli në bashkëpunim me liderin e “BabaStars”.

Me gjithë këto ngritje dhe rënie të saj gjatë karrierës muzikore, këngëtarja tridhjetëvjeçare, Tuna, me projektet muzikore vazhdon ta “dridh” skenën vendase.