Michael Jackson ishte një ndër muzikantët më të mirë të të gjitha kohërave, por nëse do të kishte një gjë më të famshme se muzika e tij, do të kishte qenë padyshim dashuria për operacionet plastike.
Ai i hyri asaj rruge me një ndërhyrje të thjeshtë në hundë. Por pas 100 procedurash, përfundoi duke u përpjekur të rikuperonte dëmet nga këto operacione. Këngëtari shpenzoi 30 vite duke u përpjekur të arrinte perfeksionin, por u kthye në një nga shembujt më të këqij të ndërhyrjeve kirurgjikale.
Në dokumentarin “10 Fytyrat e Michael Jackson”, zbulohet se muzikanti i është nënshtruar botoksit, mbushjeve, implanteve në faqe, zbardhjes së lëkurës e ndërhyrjeve në buzë, raporton Daily Mail, transmeton Zëri.
Megjithatë zbulimi më i madh i programit ishte imazhi se si do të dukej ylli nëse nuk do të kishte bërë asnjë operacion plastik. Është e vështirë ta imagjinosh Michael Jackson kështu. Ai është një shembull që vërteton se duhet ta lini fytyrën tuaj ashtu siç është.