Shumica prej nesh nuk mund të jetojmë pa mjetet për rregullimin e flokëve.
Nuk ka gjë më të mirë sesa të bëheni gati për të dalë natën duke i rregulluar flokët pa asnjë të metë, transmeton Telegrafi.
Por, a jeni duke i kushtuar vëmendje drejtuesit të flokëve aq shumë sa jeni duke i kushtuar vëmendje flokëve?
Nëse jo, atëherë duhet ta bëni këtë.
Është shumë e rëndësishme t’i mbani pajisjet e flokëve të pastra – megjithëse shumë prej femrave nuk e bëjnë këtë.
Moe Harb, stilist i flokëve, thotë se drejtuesit e flokëve gjithmonë mbledhin produkte si vajrat e sprejit të flokëve dhe pluhur të përgjithshëm.
Kështu, ju patjetër se duhet të siguroheni që ato të jenë të pastra.
Ai rekomandon t’i pastroni pajisjet gjatë kohës kur ato janë të ngrohta – jo të nxehta – në mënyrë që çdo produkt i mbetur të hiqet lehtë.
Zakonisht janë dy lloje të drejtuesve të flokëve, nga qeramika dhe nga metali.
Varësisht nga çfarë përbëhet pajisja juaj, ju mund t’i përdorni produktet e pastrimit të kuzhinës dhe me ndihmën e një peshqiri të lagur t’i pastroni.
Megjithatë, eksperti rekomandon që të mos përdorni gërryese.
Derisa me ju me peshqir ta keni pastruar pajisjen, ajo duhet të jetë ftohur dhe ju thjesht e thani pastaj me peshqir ose me ndonjë letër.
Sidoqoftë, ju nuk keni nevojë ta përsëritni edhe aq shpesh këtë procedurë. Sipas Moe, pajisjet kanë nevojë të pastrohen vetëm një herë në tre muaj. /Telegrafi/