Farmacistja Dardana Mehaj në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur lidhur me rëndësinë e ruajtjes së barnave në kushte adekuate shtëpiake.
Mehaj theksoi se ruajtjes së barnave duhet t’i kushtohet rëndësi të veçantë. Ajo theksoi se barnat duhet të ruhen në ambiente të errëta, larg dritës, nxehtësisë e lagështisë, e disa pas hapjes duhet të ruhen në derë të frigoriferit.
Sipas saj, ka produkte që i takojnë ‘zinxhirit të ftohtë’ e që duhet të ruhen në temperaturë prej 2 deri 8 gradë.
“Këshillohen këtë rast, si prindërit dhe të tjerët që produktet pasi të hapen të shikohen sa qëndrojnë. Antibiotikët nuk kanë qëndrueshmëri të gjatë… Kanë vetëm 5 deri në 7 ditë në derë të frigoriferit.. ku nuk i bie temperatura, drita e lagështia…”, tha ajo, pra larg dritës, lagështisë e temperaturave të larta.
Mehaj tutje bëri të ditur se barnat në formë tablete nuk kanë nevojë të futen në frigoriferë.
“Kushtet sa ka afat qëndrueshmërie dhe si të ruhen janë të gjitha në fletë-udhëzim. Për shembull analgjetikët në formë shurupi pas hapjes futen në frigorifer…. ato në formë tablete ruhen në dollap në temperaturë dhome deri në 26 gradë…”, tha ajo.
Podcastin e plotë mund ta shikoni kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube. /Telegrafi/