Armenia është kundërshtari i parë i Kosovës në miqësoret e muajit mars apo më saktë kundërshtari i parë i përzgjedhësit të ri, Franco Foda.
Dardanët do të luajnë dy miqësore gjatë këtij muaji, ku e para është nesër (e premte) ndaj Armenisë, ndërsa e dyta të martën e javës së ardhshme kundër Hungarisë.
Ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi i ri, Franco Foda, ka kryer tri stërvitje në Kosova gjatë ditëve të kaluara, ndërsa sot pritet ta përfundoj stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme debutuese të trajnerit gjerman.
Ndeshja është paraparë të zhvillohet në ‘Vazgen Sargsyan Republican Stadium’ të Yerevanit, me fillim nga ora 17:00.
Foda më parë ka preferuar formacionet 4-3-3 dhe 4-2-3-1, por nuk është se nuk mund të luajë edhe me tre mbrojtës prapa.
Portieri
Në listën e Fodas janë tre portierë, me Arijanet Muric, Visar Bekajn dhe Ilir Avdylin.
Sipas cilëve që posedojnë dhe nivelit ku luajnë Muric pritet të jetë startues, por për ne mendimi juaj ka vlerë dhe ju mund të votoni në sondazhin më poshtë.
Mbrojtja
Foda ka ftuar tetë mbrojtës për dy ndeshjet, duke nisur me Amir Rrahmanin, pastaj aty luftojnë për një vend në qendër edhe Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu, Ilir Krasniqi dhe Lumbardh Dellova.
Në krahë janë Mërgim Vojvoda, Florent Hadërgjonaj, Leart Paqarada, ndërsa në të majtë mund të luajë edhe Aliti.
Votoni katër mbrojtës më poshtë në sondazh.
Mesfusha
Mesfusha e Fodas pritet të jetë me tre, me një fundor dhe dy të avancuar, por edhe e kundërta, me dy prapa dhe një në mes të dy sulmuesve të krahëve.
Në listë janë gjashtë emra si: Valon Berisha, Florent Muslija, Blendi Idrizi, Florian Loshaj, Bersant Celina dhe Donat Rudhani.
Më poshtë votoni tre mesfushorët që mendoni se duhet të startojnë.
Sulmi
Për tre vende në sulm, janë shtatë kandidatë, dy për sulmues qendre dhe pesë për dy vendet në krahë.
Për qendër të sulmit në garë janë Vedat Muriqi që shihet i avantazhuar përballë Albion Rrahmanit.
Në në krahë ka emra si Milot Rashica, Edon Zhegrova, Zymer Bytyqi, Drilon Hazrollaj dhe Elbasan Rashani.
Votoni tre emrat se kush mendoni se duhet të startojë ndaj Armenisë.
/Telegrafi/