Telegrafi

Si duhet të jetë palltoja për këtë sezon?

Tashmë vihet në dukje një femër e sigurt në vetvete dhe që arrin të joshë edhe e mbuluar. Për këtë nuk është e detyrueshme të shpenzosh pafund. Për një pallto megjithatë ia vlen të shpenzosh, pasi e përdorni pothuajse çdo ditë, që e hidhni krahëve çdo mëngjes kur niseni për në punë, që do të keni veshur mbrëmjeve të ftohta kur ktheheni për në shtëpi.

Hidheni tutje pallton tuaj të përhershme që peshon shumë, është e errët dhe nuk vë në pah format tuaja. Vëmendja duhet të përqendrohet te ngjyrat, materialet e buta dhe kënaqësinë e të veshurit. E nëse nuk guxoni të keni një pallto të tillë, mund të zgjidhni një pallto të zezë (kujdesuni që të vendosni shumë aksesorë) megjithatë vëmendje kushtojini prerjes dhe detajeve. /Telegrafi/