Babai i Rob Kenney u largua në shtëpia kur Rob ishte vetëm 12-vjeç, e rritja pa babanë nuk ka qenë edhe aq e lehtë.
Rob edhe vet sot është baba i dy fëmijëve, e në fillim të pandemisë i erdhi një ide brilante që në fund doli të jetë gjetje e madhe, transmeton Telegrafi.
Rob hapi kanalin e tij në YouTube me emrin “Dad, How do I”, pra “Baba si do t’ia bëjë”, ku përmes tij ndante këshilla praktike për gjëra që shumica e njerëzve mund të pyesin baballarët e tyre siç është për shembull pyetja më e shpeshtë “si duhet lidhur kravatën” apo “si duhet kontrolluar vaji në veturë apo edhe të rruhen”.
https://www.youtube.com/watch?v=TATblk1LUQI&feature=emb_title
E duket ditur se Rob ishte i vetëdijshëm që këto gjëra shumë njerëz nuk i dinë në mungesë të baballarëve për arsye të ndryshme qoftë ajo vdekja e tyre, shfrytëzoi rastin për të realizuar video në baza ditore.
Në një intervistë dhënë për mediat lokale shpjegoi sesi e kishte filluar “Baba, si do t’ia bëjë”.
“Të jesh baba është më shumë sesa të rregullosh diçka në shtëpi apo të kujdesesh për fëmijët. Në kanalin tim flasim për gjithçka – pra duke filluar nga financat e deri të problemet e përditshme”, tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=MOKn9j6cmZ4
“Kam marrë shumë komente, disa më kanë shkruar sesi po shikojnë videot e mia me lot në sy dhe se ua kam rikujtuar momentet kur ata i kanë kaluar me baballarët e tyre”, shtoi Rob që aktualisht jeton në Seattle të SHBA-ve.
Kanalin e tij tani e ndjekin mbi tre milionë njerëz, e së fundmi ka botuar një libër me një sërë këshillash për të rinjtë që e ka titulluar “Dadvice”. /Telegrafi/