Telegrafi

Si duhen larë kafshët shtëpiake?

Gjatë kohës që ju e lani duhet t’i flisni kafshës në mënyrë që të ai të ndjehet i mbrojtur dhe i sigurt.

Lavdërojeni atë madje edhe ekzagjerojeni, kur ai rri ashtu siç duhet.

Filloni duke hedhur pak ujë të ngrohtë në qafën e qenit në mënyrë që ai të mësohet me temperaturën (uji nuk duhet të tejkalojë temperaturën 38 °).

Aplikoni shampon duke u kujdesur që të mos prekë sytë dhe veshët në mënyrë që të shmangni çdo rrezik për infeksion.

Mos harroni disa pjesë të trupit si barku, putrat poshtë, ose organet gjenitale.

Së fundi, shpëlajeni tërësisht.

Kur dushi mbaron, largohuni duke qenë se qeni do të shkundet dhe rrezikon t’iu bëjë qullë. /Telegrafi/