Robert Lewandowski ka pasur edhe një tjetër paraqitje jo mbresëlënëse në La Liga në ndeshje ndaj Cadiz ku fitoi 2-0.
Polaku humbi disa raste për të shënuar dhe dukej i zymtë– me përjashtim të atij episodi të minutës së fundit ku ai asistoi Ferran Torres që shënoi me kokë.
Për këtë gjë ka folur trajneri i Barcelonës, Xavi, i cili ka thënë se i duhet vetëm një gol polakut që të fillojë të shënojë.
First official game at home ✅
First victory at home ✅ pic.twitter.com/EWDypcbTJ3— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 20, 2023
“Lewandowski kishte dy ose tre raste të pastra për të shënuar [kundër Cadizit ]. Ai përfundimisht do të shënojë përsëri”.
“Ai ka nevojë vetëm për një gol, si çdo sulmues. Pas kësaj, ata do të vijnë natyrshëm. Ne duhet të kemi durim”, ka thënë Xavi për mediat pas ndeshjes.
Mund të thuhet me siguri se rënia e 34-vjeçarit vazhdon që nga Kupa e Botës 2022.
Ai nuk ka qenë kurrë i njëjti që nga ajo kohë, ndërsa shumë tifozë të Barcelonës besojnë se Ferran Torres meriton më shumë shanse për të luajtur me ekipin e parë sesa sulmuesi superyll polak. /Telegrafi/