Site icon Telegrafi

Si blihen gjërat ushqimore?

Disa këshilla mbi mënyrat më të mira të blerjes së gjërave ushqimore.

Të gjithë blejmë gjëra ushqimore për shtëpi, por mënyra se si blejmë e bën diferencën edhe në mënyrën se si ushqehemi ne dhe familjet tona. Më poshtë është përpiluar një listë udhëzuese me disa këshilla të blerjes së gjërave ushqimore.

Blej çdo ditë e nga pak

Kur bleni çdo ditë, ju jeni duke blerë mjaftueshëm gjëra dhe jeni duke bërë zgjedhjen e duhur duke blerë produkte të freskëta. Kur blini më rrallë, çdo 2 javë apo 1 herë në muaj, ju shpenzoni kohë në hipermarketet e mëdha duke pritur në rradhë të gjata, shpenzoni më shumë duke blerë gjëra që nuk ju duhen, dhe po harroni gjënë më të rëndësishme, e cila është të ushqyerit shëndetshëm e me ushqime të freskëta. Prandaj, kur blini çdo 4-5 ditë, ju nuk po shpenzoni shumë kohë duke blerë dhe gjithashtu jeni në gjendje që të blini ushqime mjaftueshëm të freskëta, për të garantuar të ushqyer të shëndetshëm.

Blej gjëra kualitative

Ndonjëherë, ne kursejmë në gjëra që s’duhet, ndërsa harxhojmë në gjëra të panevojshme. Kursimi është gjithmonë i mirë, ndërsa gjërat kualitative zakonisht janë më të shtrenjta se produktet e kategorisë së njejtë, të cilat mund të jenë më të lira, por që nuk ofrojnë kualitetin që siguron se ju po ushqeheni si duhet. Kurseni në rroba, në daljet e së premtes, e në gjëra të cilat nuk ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tuaj, por kur blini ushqim, mos u mundoni të kurseni shumë. Në fund të fundit, jeni ju dhe familja juaj ata që do të ushqehen me ato gjëra që keni blerë.

Besueshmëria në dyqanin ku blini

Jo të gjitha marketet, dyqanet, apo shitësit, janë të ndershëm dhe të përgjegjshëm në ofrimin e ushqimeve që juve ju duhen. Të gjithë kemi pasur rast që kur shkojmë në shtëpi, shohim se produktet që i kemi blerë i’u ka skaduar afati i përdorimit. Në anën tjetër, kushtet e ruajtjes së produkteve në raftet dhe magazinat e marketeve duhet që të jenë të duhura për produktet të cilat i blini.

Një vend i besueshëm ka pastërti në ambientet e saj, kujdes për mënyrën se si produktet janë të vendosura dhe ju jep ndjenjën e një vendi të cilit mund t’i besoni. Për shembull, një vend si Meridian Express.

Ndryshojeni mënyrën se si ju ushqeheni dhe blini gjëra ushqimore duke ndjekur këto udhëzime dhe ju sigurojmë që ndikimi pozitiv në mënyrën tuaj të jetës do t’ju bëjë që të jeni falënderues për zgjedhjet e juaja.

Artikull i Sponzoruar
Exit mobile version