Telegrafi

SI BELLA LUGOSI

Poezi nga: Adrian Manning
Përktheu: Fadil Bajraj

Njashtu si Bella Lugosi as unë nuk kam vdekur
sall po e bëj gjumin e një pijaneci.
komatoz nga gjaku i
virgjëreshave dhe shpirtrave të egër.
ne nuk jemi të çmendur.
të humbasësh veten në këtë mënyrë
nuk është marrëzi
por njëfarë maturie e çuditshme.
Njashtu si Bella Lugosi as unë nuk kam vdekur,
e kam një buzëqeshje të çaraveshur
ndërsa buzët m’u kanë skuqur
nga vera e jetës.