Gjeni inspirimin dhe përfshijeni në stilin tuaj personal
Trikoja e zezë me fyt përfundimisht bën pjesë në klasikë kur është fjala për rrobat e dimrit, transmeton Telegrafi.
Adhuruesit e këtij modeli e dinë mirë sa është e gjithanshme, kombinohet lehtë për të gjitha rastet, nga daljet relaksuese deri te ngjarjet afariste dhe solemne.
Mund të bartet me të gjitha modelet e fundeve dhe pantallonave, por edhe gjatë ditës shkon shumë mirë me xhinse apo me pantallona klasike me vija, por në të njëjtin variant mund të vishet edhe gjatë daljes mbrëmjeve me pjesën e poshtme glamuroze!
Këta janë shembujt se si të bartni trikon e zezë me fyt në tri raste krejtësisht të ndryshme:
1. Për shëtitje relaksuese apo në punë e cila nuk kërkon kod strikt
2. Elegancë strikte afariste
3. Për dalje dhe raste solemne
/Telegrafi/