Do t’i përgatitni lehtë, por edhe do t’i hani shpejt
Përbërësit:
– 300 g djathë kremoz,
– 50 g mjaltë,
– 2 lugë qumësht pluhur,
– 2 lugë vaj kokosi,
– 120 g miell kokosi,
– 30 lajthi të pjekura.
Përgatitja:
Djathin, mjaltin, vajin e kokosit, qumështin pluhur dhe 100 g miell kokosi bashkoni në një enë.
Më së miri është që t’i bashkoni me duar, sepse përbërësit do të homogjenizohen plotësisht dhe do të keni përbërjen nga e cila lehtë do të bëhen topthat.
Pastaj me lugë të vogël ndahen pjesë – pjesë, brenda çdo pjese qitni nga një lajthi dhe formoni topthin.
Rrotulloni në pjesën e mbetur të miellit të kokosit.
Shijojini, – transmeton Telegrafi.