Duke qenë gjithmonë në hap me trendet botërore “Dukagjini Residence” këtë herë vjen me një nga animacionet më kreative dhe me teknologjinë më të avancuar moderne.
Me një punë të jashtëzakonshme dhe me shumë përkushtim tani të gjitha detajet e objektit, apartamenteve dhe shumë informacione të tjera të rëndësishme përveç të shkruara me fjalë keni mundësi t’i shikoni me pamje pothuajse reale në animacionin e krijuar nga një prej kompanive më të mira në vend nga një grup i të rinjve që me punë të palodhshme kanë arritur të krijojnë një prej animacioneve me kualitetin më të lartë dhe të parin në vendin tonë në një nivel të tillë.
Animacioni është i bazuar në Arch Viz i cili shpjegon edhe detajet më komplekse të projektit banesor përmes krijimit të peizazheve dhe skenave të animuara të cilat ofrojnë një eksperience pothuajse të vërtetë.
Qëllimi kryesor gjatë krijimit të kësaj reklame ka qenë të shpalosen të gjitha pamjet se si do të duket objekti, parkingu, apartamentet dhe shumë detaje të tjera të cilat nuk mjaftojnë vetëm të përshkruhen por kërkojnë edhe një imazh për të zënë vend në mendjen e njeriut.
E vendosur në zemër të Prishtinës, ndërtuar me shumë dashuri dhe me apartamente luksoze dhe elegante “Dukagjini Residence” vazhdon të sjellë risi dhe të jetë kompleksi banesor më modern në vend dhe rajon.
Për më shumë shijoni pamjet e mrekullueshme të animacionit më poshtë: