Prishtina është nikoqire e Dukagjinit të Klinës në kuadër të javës së 25-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit do t’i bëjnë konak skuadrës nga Klina të shtunën me fillim nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.
Por si me asnjë skuadër tjetër në Kosovë, Prishtina ka statistika të barabarta me klubin e Dukagjinit.
Dy skuadrat janë përballur deri më tani gjashtë herë ku secila ka arritur nga një fitore, teksa katër takime të tjera janë mbyllur pa fitues.
“Nëse ka statistika të barabarta ndonjë skuadër kundër Prishtinës, është Dukagjini i Klinës. E pabesueshme, por e vërtet”.
“Dy skuadrat pas luftës kanë zhvilluar vetëm 6 ndeshje dhe dy skuadrat kanë nga një fitore e katër barazime. Goldallimi është i barabartë, 3:3. Dukagjini ka fituar 2:0 në vitin e largët 2002, ndërsa Prishtina iu revanshua në vjeshtë të këtij edicioni me po 2:0”.
“Nga katër barazimet vetëm një herë është luajtur 1:1 (Klinë, 2002) dhe tri herë ndeshja është mbyllur pa gola, më 2003 në Prishtinë, 2001 në Klinë dhe në vjeshtën e këtij edicioni në Klinë.”, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës.
Këtë edicion dy skuadrat kanë dallim të madh, pasi Prishtina po lufton për titullin e kampionit, teksa Dukagjini ndodhet e fundit në renditje me vetëm 10 pikë pas 24 xhirove. /Telegrafi/