Pasi mori çmimin FIFA The Best për futbollistin më të mirë në botë, braziliani Vinicius u bë lojtari më i paguar i Real Madridit.
E përditshmja spanjolle AS raporton se kontrata e fundit e nënshkruar nga Vini në 2022 përfshinte një rritje në rastin e fitimit të Topit të Artë ose çmimit The Best.
I zgjedhur si lojtari i vitit nga FIFA, Vinicius Jr fitoi një rritje në pagën e tij, e cila deri më tani arrinte në 15 milionë euro.
🚨 𝗩𝗜𝗡𝗜𝗖𝗜𝗨𝗦 𝗝𝗥 🇧🇷 𝗗𝗘𝗩𝗜𝗘𝗡𝗧 𝗟𝗘 𝗙𝗢𝗢𝗧𝗕𝗔𝗟𝗟𝗘𝗨𝗥 𝗟𝗘 𝗠𝗜𝗘𝗨𝗫 𝗣𝗔𝗬𝗘́ 𝗗𝗨 𝗥𝗘𝗔𝗟 𝗠𝗔𝗗𝗥𝗜𝗗 ! 💰🤍
Après avoir remporté The Best, Vinicius voit son salaire monter à 20 M€ / an pour les deux dernières années de son contrat.
Le salaire du… pic.twitter.com/dlGvw9yUOz
— Actu Foot (@ActuFoot_) December 30, 2024
Kështu, braziliani do të fitojë rreth 20 milionë euro në dy sezonet e ardhshme, duke kaluar kështu Kylian Mbappe si lojtari më i paguar i Real Madridit.
Për më tepër, nëse Vinicius Junior fiton Topin e Artë ose FIFA The Best, paga e tij do të rritet më tej, shkruan gazeta madrilene.
Vinicius tashmë ka shënuar 13 gola me nëntë asistime në vetëm 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/