Site icon Telegrafi

Si Apple shiti më pak iPhone, por bëri më shumë para sesa Samsung dhe Huawei së bashku

Viti 2020 nuk ka qenë një vit i mirë, dhe kjo si rezultat i pandemisë së coronavirusit, e cila krijoi një kërdi në të gjithë botën.

Tregu i telefonave të mençur gjithashtu ka pësuar, dhe një raporti i ri nga Counterpoint Research zbulon sesa e rëndë është kjo situatë, transmeton Telegrafi.

Tregu global i telefonave inteligjentë ra me 23 për qind nga viti në vit në tremujorin e dyte të vitit 2020.

Të ardhurat ranë me 15 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Sidoqoftë, sipas Counterpoint Research, Apple bëri shumë para në treg pavarësisht se ishte lojtari numër tre pas Huaëei dhe Samsung.

Sa i përket të ardhurave, Apple mblodhi 34 për qind të të ardhurave totale të tregut të telefonave inteligjentë në vitin 2020.

Huawei, i cili është udhëheqës i tregut, kishte 20 për qind të të ardhurave totale të tregut të telefonave inteligjentë, ndërsa Samsung kishte 17 për qind të të ardhurave.

Vivo kishte 7 për qind të të ardhurave të tregut, ndërsa Oppo kapi 6 për qind të grumbulluar. /Telegrafi/

Exit mobile version