Holly Burt i ka këmbët e gjata plot 125 centimetra, dhe figuron në listën e femrave më këmbët më të gjata në botë.
“Në shkollën e mesme më keqtrajtonin. Kam qenë më e gjatë se të gjithë të tjerët, dhe kam vazhdimisht kam qenë objekt tallje. Në vitin e dytë u bëra më e gjatë sesa arsimtarja”, ka deklaruar Holly, transmeton Telegrafi.
Kur u rrit, Holly e kuptoi që gjatësia e saj në fakt përbën avantazh për të.
“Pas përfundimit të shkollës u zhvendosa në New York, ku fillova karrierën si modele. Prej atij momenti, vazhdimisht bombardohem kërkesat e shumta të meshkujve që dëshirojnë të dalin me ne”, shtoi Holly e cila sot është ëndrra e çdo mashkulli. /Telegrafi/