Site icon Telegrafi

Si 20-vjeçar i dhanë fund lidhjes dhe u betuan se nëse në të ’40-at janë ende beqarë do të martohen – ashtu edhe ndodhi (Foto)

Dyshja që i kishin dhënë fund lidhjes kur ishin 20-vjeç, ishin betuar se do të martohen nëse në të ’40-at janë ende beqarë, dhe ashtu edhe ndodhi pas më shumë se 20 viteve.

Mairi Gordon, 45-vjeç, dhe Rhys McLellan, 43, janë ribashkuar në vitin 2015 dhe dy vite më vonë kurorëzuan dashurinë e tyre në Edinburg, transmeton Telegrafi.

Ata filluan lidhjen kur ishin vetëm 20-vjeç, dhe u ndanë në vitin 1995 kur edhe u zotuan se do të martohen nëse në të ’40-at ata janë ende beqarë.

“Kurrë nuk e harroj ditën kur u ndamë, ishim shumë të rinj dhe i thamë njëri-tjetrit se nëse jemi ende beqarë në të ’40-at do të martohemi. Ende nuk po më besohet që e kemi bërë një gjë të tillë”, ka deklaruar grimeres Mairi.

Gordon që e përshkruan Rhys si dashurinë e jetës, ka pranuar se në vitin 2009 e kishte takuar rastësisht Rhys të cilin nuk e kishte parë që kur ishin ndarë.

“Po merrja pjesë në një sfilatë mode që e kishte organizuar një mikeshë e imja për St Columbas. Dhe aty e kuptova se Rhys po ndihmonte vullnetarisht, me të cilin më pas dolëm për një pije. Pa dyshim që kishte një lloj shkëndije mes nesh, por asgjë nuk ndodhi pasi ishim në lidhje me persona tjerë. Unë po jetoja në Cornwall kurse ai në Leith”, ka shtuar Mairi.

Tre vite më vonë, Mairi u vendos në kryeqytetin e Skocisë pasi ishte ndarë nga partneri me të cilin ishte në lidhje për 12 vite. Por, është interesant se derisa nuk ishin në lidhje, Mairi dhe Rhys nuk ishin martuar me askënd dhe nuk kishin krijuar familje.

“Kohë më parë rastësisht jam takuar me nënën dhe motrën e Rhys në një dyqan në Leith, ata më dhanë numrin e tij dhe i telefonova për t’u takuar. Në atë kohë ende po vuaja nga ndarja e partnerit me të cilin isha në lidhje për një kohë të gjatë, kështu që edhe kësaj radhe nuk ndodhi asgjë mes nesh. Vitin tjetër dëgjova se nëna e Rhys ishte në spital dhe vuante nga kanceri – kështu që i telefonova për t’i thënë që të mos dorëzohet dhe ta pyes si është ajo”, ka shtuar ajo.

Por, gjithçka ndryshoi në vitin 2015, kur dyshja vendosen të ribashkohen dhe më pas kurorëzuan dashurinë me një martesë të madhe ku ishin ftuar qindra mysafirë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version