Në platformën TikTok është duke qarkulluar videoja e një vajze të re, e cila si 18-vjeçare mbeti shtatzënë me burrin që në ato momente i kishte 40 vjet.
“Gjithçka shkoi mirë, nuk ka pasur kurrfarë problem, e në muajin e gjashtë të shtatzënisë mësova se ai ka grua dhe fëmijë tjerë”, thotë ajo, duke theksuar se këtë e kishte pranuar edhe vetë ai, transmeton Telegrafi.
Reagimet e kësaj vajze habitën të gjithë, pasi siç thotë ajo, pavarësisht se ka pranuar publikisht për këtë problem, ata në fund mbetën së bashku.
“Gruaja e tij gjithçka kishte ditur, më nuk janë bashkë. Natyrisht se nëse nuk do të ndodhte një gjë e tillë nuk do të mbesja sërish shtatzënë”, ka thënë autorja e videos.
Por ajo nuk i shpëtoi kritikave të shumta, madje shumë e këshilluan se ajo po e prezanton këtë rrëfim si diçka të mirë, që në fakt është e trishtueshme.
“Jeta sapo ka filluar për ty, dhe ka filluar me plotë trishtim. Do ta kuptosh edhe vetë kur të arrish moshën e partnerit tënd”, i kishte shkruar një komentues. /Telegrafi/