Telegrafi

Si 13-vjeçar peshonte 192 kilogramë, pas dietave dhe ngushtimit të lukthit humbi gjysmën e peshës – tani pritet ta heq edhe lëkurën e tepërt (Foto)

Një djalë 13-vjeç që dikur peshonte hiq më pak se 192 kilogramë, pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të hequr lëkurën e tepërt që i ka mbetur pasi ka arritur ta humb gjysmën e peshës trupore.

Arya Permana nga Indonezia, konsiderohej si fëmija më i trashë në botë, ku si 10-vjeçar mezi ecte dhe ishte detyruar të ndërpres mësimin për shkak të kishte probleme me frymëmarrje dhe në të ecur, transmeton Telegrafi.

Për shkak të mbipeshës atij filloi t’i rrezikohet edhe jeta, duke u detyruar kështu t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për ngushtimin e lukthit. Por, përveç ndërhyrjes ai është dashur t’i përmbahet dietave strikte që në fund i ndihmuan të humb 106 kilogramë . Ai aktualisht peshon 85.5 kilogramë.

Tani mjekët i kanë propozuar një ndërhyrje tjetër kirurgjikale për ta hequr lëkurën e tepërt, që i ka mbetur e varur pothuajse në të gjitha gjymtyrët e trupit.

Ai shpreson që me këtë ndërhyrje t’i jap fund problemeve që i kishte pasur dikur, dhe t’i rikthehet normalitetit dhe të vazhdojë shkollimin sikurse të gjithë bashkëmoshatarët e tij. /Telegrafi/