Telegrafi

Shyqyri Haxha, zgjidhet drejtor i PTK-së

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i PTK-së, Menduh Abazi.

Haxha punon në Londër dhe në vitin 2004 ka marrë titullin e doktorit të shkencave. Haxha ka marrë më së shumti pikë nga komisioni vlerësues ndërsa pas tij është radhitur Sabahudin Ramanxhiku.

PTK ka funksionuar me ushtrues detyre që prej një viti, që kur dha dorëheqje ish drejtori Etrur Rrustemaj, me përjashtim të një periudhe dy mujore, kur kë të pozitë e drejtoi Adnan Merovci. /Telegrafi/